AKTUALE

Kandidati për President, Bujar Osmani: Drejt një të ardhme më të ndritur, të ndërtuar mbi parimet e demokracisë, drejtësisë dhe barazisë


Motoja “Koha për Presidentin e Parë Shqiptar”, në Tubimin Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim, në një atmosferë shpërthyese, me ovacione frenetike, u përcoll Konventa e prezantimit të kandidatit të kësaj partie për president, të dr. Bujar Osmanit.

Kur një herë dhe një kohë, ishte e pamundur që një shqiptar të ishte pjesë përbërëse e strukturave udhëheqëse të shtetit maqedonas, ishte i pari që me mprehtësi dhe vizionin e tij, prej një profesionisti, përballonte çdo trysni, për tu ballafaquar me sfidat, si doktor, ai triumfoi, si kardiolog i suksesshëm, si ministër i suksesshëm, si kryenegociator, zv. Kryeministër, properëndimor dhe kryediplomat i rangut më të lartë botëror, u tha në prezantimin e shkurtër për kandidatin e BDI-së, për president, për profilin e dr. Bujar Osmanit.

Dr. Bujar Osmani u zhvillua nga poshtë-lartë, për të arritur në pikën kulmore, kandidat për President shteti, si kandidat i parë shqiptar për këtë post.

Kandidati i BDI-së për president, Bujar Osmani në konventën e partisë në prezantimin e tij tha se “dita e mirë shihet me mëngjes”, dhe iu drejtua Ali Ahmetit, duke e quajtur njeriun e madh e të kauzave të mëdha kombëtare, i guximit dhe krenarisë, frymëzues i vizioneve të përbashkëta.

Z. Osmani, BDI-në e quajti organizatën politike më të suksesshme në rajon, duke rikujtuar vitin 2009, kur Ali Ahmeti shpalosi platformën e 12 pozicioneve kyçe të shtetit, pozita të cilat do të synonin arritjen më të madhe të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, shtetformimin, duke ruajtur drejtimin euro-atlantik.

Asnjë post në këtë shtet më nuk është i pamundur për shqiptarët, theksoi Osmani. Kandidatura dhe fitorja e tij, potencoi Osmani, do të jetë fitorja më e madhe e shqiptarëve, pas kryeparlamentarit e kryeministrit shqiptar, posti i Presidentit të parë shqiptar në këtë vend.




Osmani gjatë fjalimit të tij në konventën promovuese ka deklaruar se ai ka përvojën e duhur dhe vullnetin e plotë për të udhëhequr një rrugë drejt Evropës të qytetarëve tanë, për jetën, arritjet dhe përvojën e vlerave evropiane.

Ai foli edhe për cilësitë e veta për veprim me zemër, me arsye e ndjenja, për jetë më të mirë e më cilësore, kundër shpërnguljes së të rinjve, të cilin e quajti ai si varfërim, kujdes për arsim, për shëndetësi dhe fushat tjera, me sfida të mëdha dhe mundësi të mëdha, si pjesë e familjes evropiane.
Pa dallim të ketë siguri për të gjithë, pa dallim, me vullnet e dije si president i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.
Inovacioni, sipërmarrja, programet arsimore e profesionale, me dije e aftësi të reja, konform shekullit 21, theksoi ai, me politika të qëndrueshmërisë, ekologji, llogaridhënie, do ta provoj si baba i tre fëmijëve, formësimin e të ardhmes së fëmijëve tanë, përparim të lirë, për të realizuar ëndrrat, me mundësi për prosperitet e barazi, ky vizion, për të nesërmen e ndritur, më frymëzon të punojë pa lodhur.

“Rruga nuk është e lehtë, ardhmëria në vendin tonë është e kërcënuar edhe nga jashtë. Rusia nuk është miku ynë, një nga interesat strategjike ruse është që Ballkani të mbetet jashtë BE-së dhe NATO-s. Por ne rrugën tonë e kemi zgjedhur që moti, ne jemi shumë të qartë, për ne dielli lind në Perëndim. SHBA, BE, NATO, këto fjalë duhet t’i përsërisim më shpesh, me që vëllezër dhe motra dikush te ne po harron kush janë miqtë e kush janë armiqtë tanë, dhe ne jemi këtu për t’ia kujtuar me vepra gjithsecilit, se përcaktimi ynë është i pakthyeshëm, SHBA, BE NATO, jo Rusisë, jo Kinës, jo Bjellorusisë”, tha mes tjerash Osmani.
Një nga arsyet se ai është futur në garë është që të parandalojë ndikim rus në vendin tonë. Osmani tha se Rusia nuk është vend mik i Maqedonisë së Veriut.
Ai foli për luftën për barazi dhe vlerat evropiane, duke u zotuar për ato vlera, do të jetë i pathyeshëm. Ne ua kemi borxh fëmijëve vlerat evropiane, ceku ai, duke potencuar angazhimin për paqen globale dhe sfidat e reja, njëkohësisht sfidat e shekullit 21.

Po Aleancës me NATO, Po ShBA-së, Po Bashkimit Evropian, theksoi ai.
Po realizohet Kërkesa e BDI-së dhe Ali Ahmetit, kërkesë nga viti 2009, që lufton ekskluzivitetin nacional, duke cekur se është më i përshtatshmi për postin e Presidentit, me përgatitje, përvojë dhe dije të dëshmuara, të dëshmuara nga krizat e vatrat e luftës, anija kërkon kapiten të stërvitur dhe jam i stërvitur për këto rrethana.

Do të jem frymëzim për brezat, shembull suksesi për kombësitë e popujt tjerë, të shtetit të shanseve të barabarta e meritokracisë, theksoi Osmani, si president që bashkon, kërkoj mbështetjen, besimin dhe votën për zgjedhjet që po vijnë, drejt një të ardhme më të ndritur, e ndërtuar mbi parimet e demokracisë, drejtësisë dhe barazisë, ka cekur ai. “Trimi i mirë me shumë shokë, na priftë e mbara”, tha në fund të fjalimit të tij, kandidati për president, Dr. Bujar Osmani.

Related posts

Gjeloshaj godet hipokrizinë e Nimanbegut

admin

Aggeler me mesazh për votuesit

Gjyla Halili

BDI sot mban zgjedhjet brenda-partiake, në 14 degë

admin