AKTUALE

Në tubimin madhështor të BDI-së, Talat Xhaferi: Vijojmë me fitore të reja!



Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi, me plotë emocion, filloi me konfirmimin e fuqisë së fjalës dhe premtimin e liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
“Në fushatë Ali Ahmeti e paralajmëroi se e ka radhën kryeministri i parë shqiptar, ai e tha, ndaj u tha dhe u bë”, theksoi Xhaferi.
Ata që duan ta “rrëzojnë” Ali Ahmetin, nuk e kanë ngritur Ali Ahmetin, e kanë gabim, potencoi Talat Xhaferi, Ali Ahmeti ka dalë nga mundi, gjaku e sakrifica e popullit. Ata që janë kundër, kanë dalë nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, po ata Ali Ahmeti i ka formu dhe kriju, theksoi Xhaferi.
“Ata që sot nuk na duan, dolën pikërisht nga ne, mirëpo edhe pak ditë do të ua tregojmë të gjithëve se kush ku e ka vendin! Në jemi mbledhur të themi qartë, Jo Rusi, Po Europë!”, ka theksuar Xhaferi.
Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi tha sonte nga konventa për promovimin e presidentit, Bujar Osmani, se BDI është emër i suksesit që nuk njeh humbje për 23 vjet, andaj BDI do të vijojë më fitore të reja.
Kryeministri Talat Xhaferi, ka theksuar se nga sot e deri në fitore, për kandidatin për presidentin shqiptar Bujar Osmani, Jo Rusisë. Për Europë dhe me Europën, bashkë me Bujar Osmanin. Ai që na përfaqësoi denjësisht në me tubimin më strategjik para Evropës dhe para botës, me konferencën e OSBE dhe në MPJ, dhe përmbylli konferencën globale me sukses të plotë në Shkupin tonë.
Ky është fillimi i bashkëbisedimeve tona, theksoi Xhaferi, dhe paralajmëroi takime dhe bashkëbisedime me qytetarët ditëve në vijim, ku do të shtrohen brengat dhe arritjet.
“Bujari do të na prij në fitoren e 24 prillit, do të na prij më 8 maj, ndërsa bashkërisht më 9 maj të vulosim e festojmë bashkërish fitoren e radhës të BDI-së, dhe me komandantin tonë, liderin e BDI-së, Ali Ahmetin, fitoren e radhës të shqiptarëve kudo që janë, ju faleminderit”, tha Xhaferi./Top-shqip

Related posts

KSHZ: Fronti Europian në epërsi me 108.114 të votave ndaj VLEN-it me rreth 86.375 të votave

Gjyla Halili

Vazhdon debati në Kuvend për rikonstruimin e Qeverisë së RMV-së

admin

Ahmeti: Opozita fallco, me profila dhe me sondazhe fallco!

Gjyla Halili