AKTUALE

Atmosferë feste në konventën e BDI-së në Shkup

Banner


“Vota e lirisë kurrë në dorë të dushmanit”, ishte ndër fjalitë e para të folësit në hapje të tubimit madhështor, të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, me moton: “Koha për Presidentin e Parë Shqiptar”, tubim i cili u përcoll drejtpërdrejt në media dhe rrjetet sociale.

Paraqitja e liderëve të BDI-së dhe kandidatit shqiptar për president, Bujar Osmanit, solli ovacione të mëdha që japin besimin e fortë se vota e shqiptarëve do të ketë adresën e duhur për president.

Hapësirat e tubimit ishin si asnjë herë më parë të mbushura nga drejtues të BDI-së, aktivistë e qytetarë, duke përcjellë mesazhin se vetëm fitorja e BDI-së është rruga e vetme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Motoja “Koha për Presidentin e Parë Shqiptar”, në Tubimin Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim, u tha se rinia është energjia e BDI, tash e 23 vite. Tubimi vlonte nga parullat “Ali Ahmeti”, gjë të cilën folësja në tubim e cilësoi se tash e 23 vjet, është ai që solli ndryshim në Maqedoninë e Veriut, ndryshim për shqiptarët dhe të arrijmë këtu ku jemi.

Krah Ali Ahmetit, ishte kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, drejtues qendror e lokal të BDI-së dhe aktivistë të shumtë, me jehona të cilat heqin çdo dilemë për fitore, me mesazhin për ndryshim edhe më të madh të faktorit politik shqiptar.

Banner

Related posts

KSHZ: Deri në orën 15:30 kanë votuar 5.385 persona të sëmurë dhe 810 të burgosur

Gjyla Halili

Ndahet nga jeta Kaqusha Kashari, Ahmeti: Ajo nuk u dorëzua asnjëherë, mbeti e përkushtuar ndaj idealit të lirisë dhe barazisë.

Gjyla Halili

Sot, familjet e viktimave të diskotekës në Koçan organizojnë protestë

Gjyla Halili