AKTUALEKOSOVË

Molliqaj i reagon Kurtit: Për ty, hero i mirë është veç heroi i vdekur


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar sot pasi krerët e UÇK-së të cilët ndodhen në Hagë janë injoruar për Epope e Pavarësi, shkruan Gazeta Sinjali.


Ai përmes një postimi në Facebook ka akuzuar Kurtin që ka urrejtje ndaj krerëve të UÇK-së.

“Retushimi nuk të shitet Kryeministër! Me urrejtjen që e ke ndaj krerëve të UÇK-së po e dëmton Kosovën. Sa herë që po heshtë, po tenton ta tretësh rolin e tyre në data të shënuara nga memoria kolektive”, ka shkruar Molliqaj.

Ai ka thënë se për kryeministrin Kurti hero i mirë është vetëm heroi i vdekur.

Me 17 shkurt tentove ta retushosh lexuesin e Deklaratës së Pavarësisë e sot, në Përvjetorin e 26-të të Epopesë asnjë fjalë për Hashimin, Jakupin, Rexhën e të tjerët, as nga ti e as nga vasalët e tu, Glauk Konjufca e Vjosa Osmani. Kryeministër, projektin tënd personal për ta retushuar historinë harroje! Edhe me inate të përmasave të Akilit, historinë nuk mund ta retushosh. Në fotografitë në ballkone edhe mund të mbetesh i vetëm, por në historinë e lavdishme të luftës çlirimtare kurrë!”, ka shtuar Molliqaj.

Postimi i plotë:

Retushimi nuk të shitet Kryeministër!
Me urrejtjen që e ke ndaj krerëve të UÇK-së po e dëmton Kosovën. Sa herë që po heshtë, po tenton ta tretësh rolin e tyre në data të shënuara nga memoria kolektive.
Për ty Kryeministër, hero i mirë është vetëm heroi i vdekur.
Ilir Shaqiri e Shkurte Fejza janë ata që janë edhe sepse ndër të tjerë, i kanë inspiruar Hashim Thaçin dhe shokët e tij në luftën çlirimtare.
Me 17 shkurt tentove ta retushosh lexuesin e Deklaratës së Pavarësisë e sot, në Përvjetorin e 26-të të Epopesë asnjë fjalë për Hashimin, Jakupin, Rexhën e të tjerët, as nga ti e as nga vasalët e tu, Glauk Konjufca e Vjosa Osmani.
Kryeministër, projektin tënd personal për ta retushuar historinë harroje! Edhe me inate të përmasave të Akilit, historinë nuk mund ta retushosh.
Në fotografitë në ballkone edhe mund të mbetesh i vetëm, por në historinë e lavdishme të luftës çlirimtare kurrë!

Banner

Related posts

Takimi i Dodikut me Putinin, veprim shkurtpamës

admin

Kryetarët e Haraçinës dhe Likovës i reagojnë Limanit: Kushtëzimi i çerdheve me kërkim falje,abuzim flagrant me detyrën zyrtare

Gjyla Halili

AMERIKA E ULË NË GJYSËM SHTIZË FLAMURIN PËR PAPA FRANÇOSKUN, EDHE KOSOVA DUHET TA ULË, ASHTU SIKUR VEPRON ALEATI YNË

Gjyla Halili