AKTUALE

Me homazhe sot do të nderohen të rënët në Prekaz

Me rastin e shënimit të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot do të bëhen homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore homazhe do të bëjnë edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.

Gjithashtu Komuna e Skenderajt organizon homazhe në nderim të Epopesë së UÇK-së.

Me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së, të martën kuadratet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë rreshtuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Ndërkohë që Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë solemne.

Banner

Related posts

Sot sërish protesta kundër ndotjes së ajrit

Gjyla Halili

Grubi priti në takim ambasadorin Qehaja

admin

Fetai: Edi tha Open Balkan ka marrë fund, Ejup Rustemi i BDI-së thotë rroftë Open Ballkani

admin