AKTUALE

Përmbaruesit nuk i respektojnë ndryshimet ligjore për vjetërsimin e lëndëve ndaj debitorëve

Edhe pse ndryshimet në ligjet për marrëdhënie obligacionesh dhe përmbarim ka më shumë se 6 muaj që janë në fuqi, përmbaruesit po shkelin aktet e miratuara lidhur me parashkrimin e kërkesave ndaj qytetarëve debitorë, tha Avokati i Popullit në konferencën e sotme.

Sipas tij, me ndryshimet, kërkesa vjetrohet nëse në afat prej 5 vitesh nga vlefshmëria e shkresës së përmbarueshme, përmbaruesit nuk i paraqitet propozim për përmbarim, ose i paraqitet kërkesë për përmbarim, por brenda 10 viteve kjo nuk është bërë. Por, përmbaruesit refuzojnë kërkesat për ndërprerjen e kërkesave, tha Avokati i Popullit.

Një ish-fitues dhe një finalist – Dy banorë të rinj futen të …Ancelotti konfirmon datën e rikthimit nga lëndimi të dyshes Courtoi…Mbi 5 mijë të punësuar janë regjistruar gjatë shkurtit, Murati: Rez…Javën e kaluar janë regjistruar 56 raste të reja me kollën e keqe n…Andres Iniesta arrin 1000 ndeshje si futbollist – ka një gjë që ai …
“Ankesat e qytetarëve që kërkonin ndihmë nga Avokati i Popullit vazhduan të vinin vazhdimisht. Për arsye se përmbaruesit refuzojnë kërkesat për pushimin e padisë, përkatësisht nxjerrjen e konkluzionit për ndërprerjen e procedurës”, tha Avokati i Popullit, Naser Ziberi.

Edhe pse sipas nenit 86 të Ligjit për Përmbarim, çdo qytetar ka të drejtë të paraqesë kundërshtim në Gjykatën Themelore, sipas Avokatit të Popullit, shumica e gjykatave i refuzojnë kundërshtimet, ndërsa një pjesë më e vogël i pranojnë. Të tilla janë gjykatat në Manastir dhe Kumanovë.

Por praktikat e tyre pozitive hidhen poshtë nga gjykatat e apelit. Zieberit i është thënë prej tyre se pezullimi i procedurës përmbarimore nuk është në Ligjin për përmbarim dhe se përmbaruesit nuk janë kompetent për të vlerësuar vjetërsinë e lëndëve.

Ndërsa, nga Oda e Përmbaruesve është njoftuar se Ministria e Drejtësisë nuk ka miratuar akt nënligjor për formularin e veprimeve të përmbaruesve.

Nga neni 93 i Ligjit për përmbarim thuhet qartë se kur ndalon përmbarimi, shtoi Avokati i Popullit. Sa i përket nevojës për ndryshime në akte nënligjore, edhe pse Avokati i Popullit ka kërkuar mendim nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria, ka marrë përgjigje negative nga të dyja institucionet.

Related posts

Për shkak të një defekti do të jetë pa ujë shtrirja nga Pelisteri në Triumfalna dhe një pjesë e GTC

Gjyla Halili

Në orët e hershme të mëngjesit të shtëna në Shkup

Gjyla Halili

“Inovacionet”, buxheti i dëmtuar për 3,2 mln denarë

Gjyla Halili