AKTUALE

Situata ka ndryshuar në krahasim me vitin 2019, shqiptarët në raundin e dytë nuk do të votojnë vetëm Pendarovskin?

Presidenti Stevo Pendarovski sot në një konferencë për shtyp e shpalli kandidaturën e tij qytetare për mandatin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Ai theksoi se ditëve të kaluara ka marrë mbështetje publike për nominim për mandatin e dytë nga qytetarët, disa prej tyre fytyra publike, profesorë universitarë, punonjës të kulturës, njerëz që, thotë ai, e njohin por edhe një numër jo i vogël i atyre që nuk e njohin personalisht, duke falënderuar për këtë mbështetje dhe besimin e dhënë.

“Më 3 mars, të dielën pres që LSDM-ja ta zyrtarizojë mbështetjen për kandidaturën time dhe menjëherë pas kësaj, nga e hëna, këtë do ta bëjnë edhe 10 partitë e tjera politike nga ai koalicion. Të dielën do të marr pjesë në Kongresin e LSDM-së për t’i falënderuar për mbështetjen e tyre dhe nga e hëna do të kem takime me dhjetë partitë që kanë deklaruar mbështetjen për kandidaturën time, nga të cilët do të dëshiroj të dëgjoj propozime që mund t’i inkorporoj në programin tim zgjedhor. Siç e kam paralajmëruar, është kandidaturë e qytetarëve, andaj i ftoj të gjithë qytetarët që nga 3 marsi ta mbështesin kandidaturën time duke dhënë nënshkrime në njësitë rajonale të KSHZ-së”, tha Pendarovski. transmeton Zhurnal.
Arsyeja e parë dhe kryesore pse kandidon, thotë ai, është se ka një mandat pas vetes pa asnjë gabim strategjik.

Pa asnjë aferë korruptive, asnjë rast të nepotizmit dhe konflikt interesash lidhur me mua, familjen time, të afërmit… Unë kam qenë koordinator kombëtar dhe kam udhëhequr negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në mandatin tim të parë jemi anëtarësuar në Aleancë. Pres që në mandatin tim të dytë të bëhemi anëtare e BE-së”, thotë Pendarovski.

Presidenti aktual Stevo Pendarovski mori mbështetje për një mandat të dytë nga kryesia e lartë e LSDM-së në pushtet. Kryetari i LSDM-së dhe ish kryeministër Dimitar Kovaçevski tha në fillim të kësaj jave se presidenti Pendarovski pritet të promovohet zyrtarisht si kandidat presidencial i LSDM-së në Kongresin e partisë të caktuar për të dielën, por vetëm pasi vendimi të kalojë nëpër organet e partisë. Bordet Ekzekutive dhe Qendrore.

Bordi ekzekutiv i partisë në mbledhjen e së mërkurës në Shtip njoftoi se do ta propozojë Stevo Pendarovskin për kandidat për president në Bordin Qendror.
Zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 24 prill të vitit 2024, ndërsa rrethi i dytë më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Ky është kandidimi i tretë me radhë i Pendrovskit për president shteti. Në zgjedhjet e vitit 2014 humbi garën nga ish presidenti Gjorge Ivanov, i cili në ato zgjedhje fitoi mandatin e tij të dytë presidencial. Në vitin 2019, rikandidimi i tij u konsiderua si hap i rrezikshëm i LSDM-së, pikërisht për shkak të humbjes që pësoi në vitin 2014.
Në raundin e parë zgjedhor çaloi pas kundërkandidates së tij, Gordana Siljanovska, por në raundin e dytë, falë përkrahjes gati plebishitare prej votuesve shqiptarë, arriti ta përmbysë rezultatin dhe të shënon fitore. Me këtë u tregua se bojkoti i kërkuar zgjedhor prej shqiptarëve në vitin 2014 ishte vendimtare për humbjen e Pendarovskit, respektivisht për fitoren e dytë të Ivanovit.

Viti 2019 ishte koha kur tek shqiptarët që dëshironin ndryshime ekzistonte ende shpresë se LSDM bashkëme Pendarovskin do të ndihmojë në rrënimin e “pjesës së dytë të regjimit”, por me kalimin e kohës këto shpresa u zbehën, shkruan Zhurnal. Në fillim të mandatit Pendarovski pati disa fërkime me “pjesën e dytë të regjimit”, por ato fërkim as nuk zgjatën shumë, e as që sollën diçka të re. Ndodhi afrim i Pendarovskit me ata të cilët duket se ishin shkaku pse në vitin 2014 fitoi Ivanovi, që realisht nuk u prit fare mirë nga shqiptarët që kërkonin ndryshime, siç ndodhën tek spektri politik maqedonas.

Tani jemi në vitin 2024, në pritje të zgjedhjeve të reja. Gara zgjedhore sivjet është shumë më interesante, sepse së paku më 8 maj, presim zgjedhje të dyfishta-presidenciale dhe parlamentare. Shumë indikacione flasin se sa u përket zgjedhjeve presidenciale, sërish do të kemi një garë në raundin e dytë mes Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovskës, nominimet e të cilëve do të zyrtarizohen në konventat adekuate të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së gjatë uikendit. Nëse i marim për bazë anketat, të gjitha tregojnë se Siljanovska sërish do të jetë në përparësi në raundin e dytë në krahasim e Pendarovskin. Dilema e madhe mbetet nëse presidenti aktual mund të shpreson në përkrahje plebishitare tek votuesit shqiptar, si para pesë viteve, ose jo? Gjasat janë të vogla, sepse VMRO-DPMNE e cila garon me Siljanovskën, nuk udhëhiqet më nga dyshja Gruevski-Mijallkov.

Biles, dyshimet për afërsinë e pushtetit aktual me Gruevsin dhe Mijallkovin, të ngjallura pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Penal me të cilën çdo ditë po u vjetrohet atyre nga një vepër, mund të jetë pengesë më e madhe që shqiptarët të votojnë Pendarovskin, se sa Siljanovskën. Raportet në skenën politike kanë ndryshuar në masë të madhe dhe është krijuar një realitet i ri, prandaj askush nuk duhet të habitet nëse Siljanovska mer vota shqiptare në raundin e dytë njëjtë sa Pendarovski.

Kuptohet janë mjaft reale edhe gjasat që në rast të një shpërndarje më të madhe të votave mes kandidatëve presidencial maqedonas, në raundin e dytë të futet edhe njëri prej kandidatëve shqiptarë. Këto gjasa do të ishin shumë më të mëdha sikur të garohej me një kandidat të vetëm dhe kandidati i dytë fare të mos i futej garës për të përçarë votën shqiptare./Zhurnal

Related posts

Grubi në Analiza 24: BDI krijoj kulturë të udhëheqësisë së suksesshmë tash e 20 vite

admin

Shpërthen zjarr në një shtyllë elektrike në Tetovë

Gjyla Halili

Shqiptohen 113 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Gjyla Halili