AKTUALE

Lloga: Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile do të forcohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit


Kuvendi miratoi Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, i cili u propozua nga Ministria e Drejtësisë. Me të do të parandalohet diposnimi me pasuri dhe përfitim pasuror që nuk mund të dëshmohet se është përfituar nga burime të ligjshme, gjë që i bën të padobishme veprimet e kundërligjshme dhe mundëson luftën efektive kundër krimit dhe korrupsionit.

Çështja e procedurës përfshinë pronën në ose jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut i cili është në pronësi të personave fizikë dhe juridikë
Me këtë ligj mundësohet njohja dhe ekzekutimi i vendimeve të huaja për konfiskimi në procedurë civile, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar me organet kompetente me qëllim të parandalimit të disponimit me pronë që nuk është fituar nga burime të ligjshme.
Organ kompetent për mbledhjen e të dhënave për pasurisë, fitimi i të cilës nuk mund të dëshmohet se është nga burime të ligjshme është Drejtoria e Policisë Financiare, e cila mund të paraqesë iniciativë te Avokati i Shtetit për përcaktimin e masës për sigurimin e pasurisë.


Banner

Related posts

Kasami: Stadiumit i erdhi dita!

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Kandidimi i Bujar Osmanit për President ju bën nderë shqiptarëve, po marim hisen tonë në shtet

Gjyla Halili

Raporti i DASH-it diskutohet sot në Kuvendin e Kosovës

Gjyla Halili