AKTUALE

9.518 vende të lira pune në Maqedoninë e Veriut!

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.90 %. Numri i vendeve të punës të plotësuara ishte 491.188, ndërsa vendeve të lirave 9.518.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.44 % në sektorin F – Ndërtimtaria, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.47 %.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 250 dhe më shumë kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.05 %.

Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.62 %.

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 656, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.

Banner

Related posts

Zbulohet një depo karburanti pranë diskotekës “Puls” – MPB po heton praninë e naftës

Gjyla Halili

Forcohet kontrolli mbi “kreditë e shpejta” 12.06.2026

Gjyla Halili

Ish ushtari i UÇK-së: Ahmeti vështirë të mundet, ish betu me ua gërdit të tjerëve politikën!

Gjyla Halili