AKTUALE

VMRO-ja kërkon ndihma për Bujar Osmanin, vendos kuti për ndihma para MPJ-së

Banner

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë vendosur kuti për donacione para Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku me sarkazëm kërkojnë që të mblidhe mjete financiare për ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, përcjell TV21. Ky aksion i të rinjve në VMRO-DPMNE vjen pasi Osmani së fundmi deklaroi se nëse nuk e merr rrogën me rregull, detyrohet që të marrë borxh nga miqtë për të mbijetuar.

“Në frymën e angazhimit tonë politik, me kahje drejt atyre që kanë nevojë më tepër, dhe duke marrë parasysh që Osmani pas 8 majit do ta dërgojmë në pension politik dhe do të mbetet pa punë, vendosëm që të ndërmarrim aksion dhe t’i bëjmë ditët e tij në opozitë më të bukura. Si UFR të VMRO-DPMNE-së, kemi vendosur një pako për donacione para MPJ-së, me çka apelojmë tek të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të japin donacione”, tha Ilija Risteski, anëtar i Komitetit Ekzekutiv dhe të Unionit të Forcave Rinore në VMRO-DPMNE.

Banner

Related posts

Diola Dosti në lidhje me biznesmenin kosovar?

Gjyla Halili

“𝐊𝐥𝐮𝐛𝐢 𝐢 𝐌𝐮𝐧𝐝𝐣𝐞𝐬 𝐒𝐡𝐤𝐮𝐩𝐢: 𝟓 𝐌𝐞𝐝𝐚𝐥𝐣𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐏𝐚𝐫𝐢𝐬 – 𝐍𝐣𝐞̈ 𝐒𝐮𝐤𝐬𝐞𝐬 𝐢 𝐏𝐚𝐡𝐚𝐫𝐫𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦!”

Gjyla Halili

BDI i përgjigjet deputetes Dafina Stojanovska: Ali Ahmeti nuk ka pasur asnjë takim me të

Gjyla Halili