Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të dendura, veçanërisht gjatë natës. Do të fryjë erë deri në mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në viset lindore erë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 4 deri 10, ndërsa ajo maksimale nga 12 deri 18 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare, herë pas herë e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 16 gradë Celsius.
Të premten në më shumë vende do të ketë reshje të shiut. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura, sidomos në pjesët perëndimore dhe jugore (mbi 20 l/m2). Do të fryjë erë herë pas herë erë e përforcuar nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h). Gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare.