AKTUALE

Lloga: VMRO-DPMNE paraqitet si një prej forcave më të mëdha destruktive në vend

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se fakti që partia opozitare maqedonase janë në kohezion të plotë kur bëhet fjalë për ballanserin, ngase këto dy parti sipas tij, janë shprehur se ballanseri nuk duhet të ekzistojë.

“Por në këtë frymë janë shprehur gjithë ato intelektual dhe ato zanatxhinjë kërkojnë që Maqedonia të ridefinohet dhe të futet në një far lloj krize. Kjo nuk i shërben Maqedonisë, ngase kjo do ta zhbëj Maqedoninë. Kjo i shërben linjës ruse dhe serbe sot ne që flasim. Dhe kjo u tregua shumë qartë edhe në mos votimin e ndryshimeve kushtetuese. Sepse po blihet kohë që bota të ridefinohet dhe të ushqehet iluzioni brenda maqedonasve se do të rikthehet koha e lavdishme…. mendoj se pavarësisht se insistimit të këtyre forcave destruktive në Maqedoni nuk do të  mund të kenë sukses sepse Maqeodnia është vend anëtar i NATO-s, i rrethuar nga shtetet anëtare të NATO-s”, tha Lloga, duke shtuar se një prej forcave më destruktive paraqitet VMRO-DPMNE.

Banner

Related posts

Sot Çairi kryefjalë! Ali Ahmeti po vjen…

admin

Dita ndërkombëtare e gjuhës amtare

Gjyla Halili

Rot: Nacionalizmi i krahut të djathtë triumfoi në Maqedoninë e Veriut, një goditje e rëndë për ambiciet e BE-së

Gjyla Halili