AKTUALE

Mexhiti: Me ligjin e BDI-së, kazino mund të ketë edhe në oborr të shkollave!

Me ligjin për Lojërat e Fatit të propozuar nga BDI, kazino mund të ketë edhe në oborret e shkollave, kështu deklaroi sot kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, sipas të cilit VLEN do ti thotë stop këtij propozimi, të cilin BDI-ja po mundohet ta kalojnë njëherë me flamur evropian e njëherë me flamur sicilian.

“Me ligjin e propozuar të BDI-së, kazino mund të ketë dhe në oborret e shkollave. Çfarë sekretesh fsheh ky ligj i propozuar njëherë me ligj evropian e njëherë me flamur sicilian. Neni 10 kërkon largimin e bastoreve, por jo edhe të kazinove.

Neni 10 mundëson lulëzimin e kazinove. Ky nen me qëllim nuk përfshin kazinotë. Me këtë ligj Artan Grubi do ti largoj bastoret por jo dhe kazinotë. Kështu që kazinotë jo vetëm që nuk largohen por do të shtohen. VLEN kërkon urgjentisht që të largoj jo vetëm bastoret por edhe kazinotë”, tha Izet Mexhiti nga VLEN.

Banner

Related posts

SKANDAL/ Deputetët e VLEN-it, mundësojnë kuorum për miratimin e Ligjit për Branitellat. Blerim Bexheti kerkon pauzë

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave, por për fatin e shqiptarëve

admin

Reduktimi i pranisë policore te objektet komunale në veri, Lajçak: Hap i rëndësishëm drejt depëshkallëzimit të situatës

admin