AKTUALE

“Lufta e nënshkrimeve” pralajmëron një garë interesante mes Osmanit dhe Taravarit, cili do del fitues?!

Bashkimi Demokratik për Integrim njoftoi opinionin se kandidati i ityre për President të vendit, Bujar Osmani, ka grumbulluar mbi 10.000 nënshkrimet e nevojshme për konfirmimin e kandidaturës.
“Shprehim mirënjohje të thellë ndaj çdo qytetari që vendosi nënshkrimin e tij në qendrat rajonale të KSHZ-së duke dhënë mbështetje për kauzën tonë të re, e drejtë plotësisht legjitime për Presidentin e parë shqiptar.
Procesi do të vazhdojë të jetë i hapur që çdokush që ka dëshirë të shprehë përkrahjen për kandidaturën më gjithëpërfshirëse, atë të Dr. Bujar Osmanit.

Bashkë le t’i prijmë referendumit më të rëndësishëm të kohës për të miratuar ndryshimet kushtetuese për përzgjedhjen e Presidentit me 2/3 e votave në Kuvend dhe me shumicë të Badenterit dhe për të miratuar amandamentet e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë që të vazhdojmë rrugën e integrimit europian”, njoftoi BDI, duke mos harruar të theksojë në fund edhe moton e fushatës: “Le ti themi bashkë JO Rusisë, PO Europës!”.

Ky njoftim përkohësisht krijoi përshtypje se kandidati i BDI-së është më i mirëpritur nga qytetarët, së paku në kampin politik shqiptar, deri sa nuk erdhi njoftimi i radhës që tregon se kandidati i koalicionit opozitar VLEN, Arben Taravari vetëm për disa orë ka grumbulluar 8.000 nënshkrime, shkruan Zhurnal.

“Ne filluam para pak orësh me mbledhjen zyrtare të nënshkrimeve dhe kemi arritur në 8 mijë nënshkrime+!
Këto janë nënshkrime lirie, pa asnjë imponim, pa asnjë detyrim por janë Vullneti Juaj i Pastër!
Mbledhja e nënshkrimeve vazhdon edhe nesër. Ky është një rekord i ri dhe tregues se me VLEN Ndryshimi Ka Filluar!
Faleminderit nga zemra!”, njoftoi Taravari. Brenda ditës nga VLEN njoftuan se kushtin e mbledhjes së të paktën 10 mijë nënshkrimeve brenda ditës e ka arritur edhe kandidati i tyre Arben Taravari, megjithatë numrat duhet t’i konfirmojë KSHZ-ja në fund të orarit. Ky instucion konfirmon numrin e nënshkrimeve çdo ditë pas orës 20.

Kjo shifër e madhe u arrit me një mobilizim të fuqishëm të katër partive opozitare që përbëjnë koalicionin VLEN, bashkë me përfaqësuesin e Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut. Kurse edhe Edhe njoftimi i parë edhe i dyti tregojnë se na pret një garë interesante mes kandidatëve shqiptatrë për president. Gjasat e tyre për të fituar garën përfundimtare duken të vogla, por te kampi politik shqiptar rezultati i kandidatëve për zgjedhje presidenciale do të kenë peshë të veçantë, me ndikim shumë të madh edhe në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare. Mirëpo nga rrjedha e “garës së nënshkrimeve” nuk mund prej tani të themi se cili do del fitues.

Një kandidat për president ende nuk ka grumbulluar asnjë nënshkrim

Sa u përket kandidatëve tjerë, sipas të dhënave të KSHZ-së, pas Osmanit, më afër mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve të nevojshme të qytetarëve janë lideri i “Znam”, Maksim Dimitrievski me 8.400 nënshkrime të mbledhura, kandidati i bllokut opozitar “VLEN”, kandidatja e mbështetur nga partia “E Majta”, Biljana Vankovska-Cvetkovska ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërsa kandidati i OQM Stevço Jakimovski ka 4.718 nënshkrime.
Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatësh për kryetar shteti kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjak ka 696, kandidati Velo Markovski ka 682 nënshkrime, Gjorgi Manaskov – 186, Zorica Cvetkovska – 99, Gospodin Poposki ka 19 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto katër ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikoloski, shkruan Zhurnal.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka nisur më 23 shkurt, do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00 deri ditën e fundit më 8 mars, kur do të punohet deri në mesnatë. Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë. Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që të mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

Mariçiq: Stevo Pendarovski është kandidati me shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane.

Në këtë moment është përgjegjëse të zgjidhet presidenti për të pasur një institucion të qëndrueshëm që do të garantojë rrugën e shtetit në drejtimin e duhur. Do të ishte përgjegjëse që në rrethin e dytë të përkrahet kandidati që ka shanset më të mira për të fituar dhe udhëhequr vendin në drejtim të integrimeve evropiane, e ai është Stevo Pendarovski”, tha zv. kryeministri, Bojan Mariçiq në “Telma”. Ai theksoi se në ditën e rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe në ditën e zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj, do të takohen interesat e të gjitha forcave dhe partive pro-evropiane dhe pas asaj dite do të jetë një president i zgjedhur nga forcat pro-evropiane dhe një shumicë për qeverinë që do të vazhdojë rrugën në atë drejtim.

“Ideja anti-evropiane është humbëse dhe na çon në një tunel nga i cili nuk do të dalim për 15 vjet të tjera. Iluzionet e OBRM-PDUKM-së se mund të rishikojmë në mënyrë të njëanshme diçka që e ka verifikuar e gjithë bota nuk do të sjellë asgjë pozitive. Prandaj jam i sigurt se edhe në këto zgjedhje koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja do të jetë i suksesshëm dhe do të jetë shtyllë e qeverisë së ardhshme”, tha Mariçiq.
Mariçiq shtoi se LSDM ka plan dhe synim të qartë që deri në vitin 2030 ta sjellë Maqedoninë në BE./Zhurnal

Related posts

Përbërësit natyralë që mund të ndihmojnë në lehtësimin e djegies nga dielli

admin

Disa ushqime të lehta të mira për shëndetin e zemrës

admin

Mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell

Gjyla Halili