AKTUALE

Mexhiti: Ndryshimi i madh në zonën 5 zgjedhore fillon nga Dollneni

Karvani i Lëvizjes Demokratike i udhëhequr nga kryetari Izet Mexhiti sot ka qëndruar në Dollnen.

Mexhiti është pritur në mënyrë fantastike nga banorët e fshatit Cërnilishtë të Komunës së Dollnenit.Në këtë takim është caktuar dhe koordinatori i Lëvizjes Demokratike Abdulla Bajramoski.

“Dua të potencoj që përveç koordinatorit në nivel të degës, u etabluan edhe strukturat në të gjitha vendbanimet shqiptare në këtë komunë, strukturë kjo me shumë përvojë politike”- ka shkruar Mexhiti.

Ja postimi plotë:

Sot në një atmosferë fantastike, në fshatin Cërnilishtë, Komuna e Dollnenit, së bashku me shume bashkëmendimtarë e aktivistë, për koordinator të Lëvizjes Demokratike caktuam Abdulla Bajramoskin, ish-kryetarin e kësaj komune dhe njëherit themelues i BDI-së.

Dua të potencoj që përveç koordinatorit në nivel të degës, u etabluan edhe strukturat në të gjitha vendbanimet shqiptare në këtë komunë, strukturë kjo me shumë përvojë politike!

NDRYSHIMI PO VJEN!

Banner

Related posts

Besimi në vizitë pune në SHBA – takime në OKB, FMN dhe BB

admin

Në Çifte Hamam hapet ekspozita “Artistë dhe refugjatë”

Gjyla Halili

Ali Ahmeti: Sakrifica e Koshares mbetet themel i lirisë së Kosovës

Gjyla Halili