AKTUALE

Më ftohë këtë mëngjes në Kodrën e Diellit

Temperatura më e ulët prej -1 gradë është matur mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit. Pasojnë Shkup-Petrovec, Kriva Pallankë, Lazaropole dhe Berovë me zero gradë, 1 Manastir, Ohër, 2 Hanet e Mavrovës, Krushevë, 3 Shkup-Zajçev Rid, Strumicë, Prilep, Kavadar, Pretor, 4 Tetovë, Dibër, 6 Demir Kapi, Vinicë, Veles, 7 Dojran, Gjevgjeli dhe 9 gradë në Shtip.

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe relativisht i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, vende-vende e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatua minimale do të jetë në intervalin nga 12 deri në 18 gradë.

Në Shkup me diell dhe me vranësira mesatare, si dhe me erë të lehtë deri mesatare ga drejtimi jugor. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.

Banner

Related posts

Valon Qyra paraqet shqetësim publik për situatën në Komunën e Strugës

Gjyla Halili

Fjalimi i Reisul Elemasë H. hfz Shaqir ef. Fetai me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1445

admin

Publikohet konkursi për dhënien e 3000 bursave studentore

Gjyla Halili