AKTUALE

Grubi dhe Xhaferi vizitojnë çerdhen e re, “Fidani” në Çair: U tha, u bë, Qeveria ndau rreth 2 milion euro!

Zëvendëskryeministri Artan Grubi s’bashku me kryeministrin e Qeverisë, Talat Xhaferi kanë vizituar hapësirat e çerdhes së re në Çair, që sipas Grubit, është më e madhja në vendin tonë, dhe punimet e së cilës janë në fazën përfundimtare.

Shton se çerdhja në fjalë ka hapësirë prej 3150 m2 dhe ka kushtuar rreth 2 milion euro, mjete këto të ndara nga Qeveria.

Pas asaj, Grubi dhe Xhaferi bashkëbiseduan me të rinjtë e Çairit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, rreth pritshmërive të tyre dhe vizionit rinor për të ardhmen e vendit.

Për këtë ka njoftuar Grubi në “Facebook”, ky është njoftimi i plotë:

Bashkë me Kryeministrin Talat Xhaferi vizituam sot hapësirat e çerdhes së re në Çair, më e madhja në vendin tonë, punimet e së cilës janë në fazën përfundimtare.

Hapësira e re prej 3150 m2 me kushte bashkëkohore për një proces cilësor edukativ së shpejti do të jetë në shërbim të fëmijëve të Çairit. Për realizimin e këtij projekti, Qeveria ndau rreth 2 milionë euro.

Ishte kënaqësi që gjatë kësaj vizite në Çair bashkëbiseduam drejtpërdrejt me rininë në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, rreth pritshmërive të tyre dhe vizionit rinor për të ardhmen e vendit.
U tha, u bë!

Related posts

VLEN thotë se kishte “tren bullgar në Likovë”, parashtroi ankesë në KSHZ

Gjyla Halili

Vizita në konviktin studentor të Tetovës / Xhaferi: Konvikti plotëson nevojat e mbi 300 studentëve

Gjyla Halili

ASH e Taravarit zgjodhi nënkryetarët e partisë, Gadaf Uzeiri sekretar organizativ

Gjyla Halili