AKTUALE

Spasovski dhe Kovaçevski do të marrin apanazh prej 2.500 eurove në muaj gjatë gjithë vitit

Ish-kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski do të marrin apanazh. Shuma e kompensimit do të jetë si paga që personi i emëruar ka marrë derisa ka qenë në detyrë.

Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Nenit 4 të Ligjit për Ndryshim dhe Plotësim të Ligjit për Pagat dhe Kompensimet e tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruara, shuma e apanazhit që do të marrë ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski do të jetë 156.482 denarë, ndërsa ajo e Oliver Spasovskit – 153.037 denarë, aq sa kanë qenë pagat e tyre derisa ishin në detyrë.

Krahas së drejtës së apanazhit, Kovaçevski ka kërkuar dhe ka marrë të drejtën e përdorimit të automjetit zyrtar, gjë që i lejohet sipas Ligjit për Automjetet.

Ndryshe, kujtojmë se para disa muajsh paga për zyrtarët u rrit për 78 përqind.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Turpi më i madh kur një parti nuk zgjedh lider, por emëron dy kryetarë. Këtë e bëjnë sot dega e VMRO-së – VLENI

Gjyla Halili

Shqipja në kërkim të lexuesit përtej kufijve

Gjyla Halili

Gërvalla mohon se ka probleme me Kurtin: Koalicioni është stabil, ka përpjekje për të na përçarë

admin