AKTUALE

Bytyqi – Smith: Mbretëria e Bashkuar dhe Maqedonia e Veriut kanë marrëdhënie të shkëlqyera ekonomike dhe potencial të madh për zhvillim

Banner

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka takuar zëvendësambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Xhulia Smith. Në takim, bashkëbiseduesit theksuan lidhjet e shkëlqyera ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve, gjë e cila njihet edhe nga interesimi i shprehur së fundmi i dy kompanive nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e projekteve strategjike në Maqedoninë e Veriut, njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë.

Zëvendëskryeministri Bytyqi e njoftoi zëvendësambasadoren Smith për procedurat ligjore rreth realizimit të investimeve strategjike, ndërsa theksoi se njëra nga këto dy investime ka hyrë në procedurë parlamentare, ndërsa tjetra është në vendimmarrje. Në takim u përmend kompania më e madhe në vend për sa i përket të ardhurave, “Johnson Matty”, përvoja pozitive e së cilës mund të shërbejë si shembull për kompanitë e tjera nga Mbretëria e Bashkuar që ta njohin Maqedoninë e Veriut si vend për zgjerimin e aktiviteteve të tyre afariste.

“U nënvizua rëndësia e vazhdimit të avancimit të marrëdhënieve të shkëlqyera politike mes dy vendeve, duke u vënë në dukje edhe përfitimet reciproke që burojnë prej tyre. Të dyja palët theksuan gjithashtu nevojën e bashkëpunimit dhe dialogut të vazhdueshëm për t’iu përgjigjur sfidave të përbashkëta gjeopolitike dhe për të përfituar nga mundësitë e reja. Në këtë kontekst, u diskutua edhe për samitin e ardhshëm të BERZH-it, i cili do të mbahet në Londër në fillim të javës së ardhshme, ku do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Bytyqi, bëhet e ditur në kumtesën e Qeverisë.

Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe bashkëbiseduesit vlerësuan se kjo është shprehje e përkushtimit për nxitjen e lidhjeve më të ngushta ndërmjet vendeve të rajonit, promovimin e stabilitetit dhe prosperitetit në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe zëvendësambasadorja Smith shprehën optimizëm për trajektoren e ardhshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe rikonfirmuan angazhimin e tyre për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sfera të ndryshme.

Banner

Related posts

Bashkimi bën fuqinë – Tri shoqatat atdhetare të Malësisë lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj: Komuniteti Shqiptar i Miçiganit, me unitet arriti suksese si asnjëherë më parë

admin

Agron Dedivanaj:Sot i tham territ jo,për vatrën tonë stërgjyshore,për Malësinë

admin