AKTUALE

Kryetari Fatmir Dehari falënderon qytetarët: Fitorja jonë jeni vetë Ju!



Pas zgjedhjeve parlamentare dhe për president, kryetari i Kërçovës ka falënderuar qytetarët duke theksuar se “Fitorja jonë jeni vetë Ju”.

Kjo dashuri që na falni, na obligon edhe më tej që deri në frymën e fundit të derdhim djersën për të qenë në shërbimin Tuaj, ka shkruar Dehari.

Postimi i tij në fb:

Të dashurit e mi,
S’ka forcë dhe fuqi më të madhe, se sa atë që të jep populli.
Përfunduam një proces të gjatë presidencial dhe parlamentar, ku ngadhnjyem të gjithë. Fitoren e madhe na i dhuruat Ju të dashur qytetarë.
Thellësisht mirënjohje për Ju deri në përulësi. Kjo dashuri që na falni, na obligon edhe më tej që deri në frymën e fundit të derdhim djersën për të qenë në shërbimin Tuaj
E kuptoj se e kemi të vështirë t’ua kthejmë me të njëjtën, por zotohem se me sinqeritetin dhe përkushtimin më të lartë, do të bejmë të pamumdurën për të ngritur edhe më lartë qytetin tonë.
Thellësisht, falenderues për çdo aktivist, shtab vendor, për skuadrën e palodhur të shtabit të qytetit, për rininë e mrekullueshme që na i ka fal i Madhi Zot, për çdo nënë e baba dhe për të gjithë komunitetet tjera të përfëshira në këtë proces zgjedhor.
Pafundësisht falenderues deri në përulje për kurbetçarët tanë, për çdo sakrificë Ju që bëni për ne. Zoti Ju bekoftë me mirësistë e tij.
Nga sot kthehemi në detyrat e punës.
Fitorja jonë jeni vetë Ju.

Banner

Related posts

Mexhiti: Kur BDI është e mirë në votime, shkon me agjendë të gjelbër, kur është e dobët, kthehen në nacionalizëm

Gjyla Halili

Osmani: Përvoja si mjek ka ngulitur thellë te unë dhembshurinë dhe empatinë, besoj që presidentit i duhen këto cilësi

Gjyla Halili

SHBA/ Në New York përkujtohen viktimat e gjenocidit serb

Gjyla Halili