Në Kuvend për sot janë caktuar vazhdime të pesë seancave plenare edhe atë e 140-s, 138-s, 131-s dhe e seancës së 143-të.
Për një pjesë të ligjeve dhe propozimeve të këtyre seancave ka përfunduar debati dhe duhet vetëm të votohet.
Të tjera në rend dite të seancës së 140-të, janë ndryhsimet e Ligjit për shërbim gjyqësor, të Ligjit për shërbim të prokurorisë publike, që të dyja me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për luftë me dopingun në sport dhe parandalimi i tij, me procedurë të shkurtuar dhe ndryshime dhe propozime të Ligjit për akademi dhe gjyqtarë dhe prokurorë publik, me procedurë të shkurtuar. Deputetët duhet të prononcohen edhe rreth Propozim ligjit për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj detyrimeve pas Marrëveshjes për hua për financim të Projektit oër gazifikim rajonal, e cila do të lidhet mes Bankës evrpiane për rindërtim dhe zhvillim dhe Shoqatës aksionale për kryerje të veprimtarisë energjetike, bartjen e gazit natyror NOMAGAS Shkup në pronësi shtetërore, Propozim ligji për realizimin e Projektit investues strategjik “Parku solar Stipion” dhe Marrëveshja për projekt strategjik investues “Parku solar Stipion”, Propozim ligji për realizimin e projektit strategjik investues MITILINEOS impiant kogenerativ Shkup dhe Propozim ligji për realizimin e projektit strategjik investues, centrali elektrik solar – Pehçevë, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në seancën e 138-të ndër të tjera në rend dite janë Propozim ligji për ngritjen profesionale dhe aftësimin e nëpunësit administrativë, Propozim ligji për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve informative dhe transformimin digjital, Propozim ligji për nëpunësit administrativ, Propozim ligji për punonjësit. në sektorin publik, të gjitha me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për menaxhim elektronik dhe shërbime elektronike, Propozim ligji për peshkim dhe akuakulturë (*), me procedurë të shkurtuar, dhe Propozim ligji për garantimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndaj detyrimeve nga Marrëveshja e huasë për financim shtesë të projektit për përmirësimin dhe zhvillimin e rrugës, i cili do të përmbyllet ndërmjet Bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim – Banka botërore dhe Ndërmarrjes publike për rrugët shtetërore, me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të seancës së 129-të është Propozimi ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, me procedurë të shkurtuar.
Deputetët në seancën e 131-të duhet të prononcohen, ndër të tjera, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për dokumente elektronike, identifikim elektronik dhe shërbime të besueshme, me procedurë të shkurtuar, për Propozim ligjin për ratifikimin e Protokollit për eliminimin e tregtisë ilegale me produkte të duhanit, për ndryshim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, për ndryshimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje sociale dhe për ndryshimin e Ligjir për dhënie të obligacioneve të Republikës së Maqedonisë së Veriut për denacionalizim, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Në rend dite të seancës së 143-të pnela janë disa ligje mes të cilave Propozim ligji për sekuestrim të pronës në procedurë civile, me procedurë të shkurtuar, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për masa restriktive, në lexim të dytë, ndryshime të plotësime të Ligji për nevojat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të familjeve të tyre, me procedurë të shkurtuar, Plotësim i ligjit për mbrojtje të fëmijëve, me procedurë të shkurtuar dhe ndryshime dhe plotlsime të Ligjit për planifikim urbanistik, me procedurë të shkurtuar./Zhurnal