AKTUALE

Simpozium i dytë i Shoqatës së infermiereve kardiologjike

Shoqata e infermiereve kardiologjike pranë Shoqatës së infermiereve, teknikëve, akushereve dhe infermiereve stomatologjike “Për ne”, sot në Veles do të mbahet simpozium i dytë me temë “Perspektiva të reja profesionale në kardiologji”.

Siç njoftoi Shoqata e intermiereve kardiologjike, në simpozium do të prezantohet rëndësia e implementimit të arritjeve të reja dhe shkathtësive të avancuara, puna ekipore dhe këmbimi i përvojave institucionale.

“Me temat profesionale, edukimet dhe aktivitetet, do të synojmë që përmes përvojave në teori dhe praktikë ta përmirësojmë cilësinë e kujdesit shëndetësor, e njëheri edhe me pasqyrë të të gjitha problemeve dhe rrethanave, të cilat i kemi tejkaluar ose duhet t’i tejkalojmë për avancimin e punës sonë”, thotë infermierja Zhaneta Bogoevska, kryetare e Shoqatës.

Banner

Related posts

Debate në lidhje me përfshirjen e njësisë më elitare të Policisë së Kosovës për ruajtjen e objekteve të komunave në veriYou

admin

Pesë turistë britanikë bllokohen në “Shpellën e Pëllumbasit”, shkak terreni i vështirë malor dhe errësira

Gjyla Halili

Dashtevski: Plotësisht jemi të përgatitur për zgjedhjet e nesërme presidenciale

Gjyla Halili