AKTUALE

Moti do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale të cilat në fund të ditës do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 17 gradë.

Në Shkup mot kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë.

Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të ketë mot relativisht të ngrohtë me erë mesatare, ndërsa të premten dhe gjatë fundjavës në disa vende me erë të përforcuar nga drejtimi jugor.

“Reshje të përkohshme të shiut do të ketë edhe të dielën dhe të hënën”, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Banner

Related posts

Bujar Osmani: Do të kërkoj dalje nga “Ballkani i Hapur”

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

MERCENARËT DHE POLITIKA

Gjyla Halili