AKTUALE

Ageler: Me rëndësi kyçe është njerëzit më 8 maj të dalin dhe të votojnë, të kërkojnë nga kandidatët vizion për të ardhmen e shtetit

Me rëndësi kyçe është më 8 maj të dalin dhe të votojnë, sepse me rëndësi është ata t’i zgjedhin kandidatët të cilët ata konsiderojnë se do t’i dërgojnë ata drejt të ardhmes më të ndritur për këtë vend, thotë ambasadorja amerikane në intervistë për televizionin Kanal 5.

“Sfidat me të cilat përballet Maqedonia sot janë larg më komplekse nga ‘pro’ kësaj apo ‘pro’ asaj. Nuk bëhet fjalë për zgjehdje të vetme, ka shumë çështje për të cilat besoj se qytetarët e këtij shteti kërkojnë të dëgjojnë zgjidhje dhe të shohin aksion. Pjesa interesaante e kësaj është se kemi zgjedhje edhe në SHBA, gjithashtu këtë vit, siç e dini, se çdoherë do të ketë kandidatë të cilët do të punojnë të krijonë mjedis më kaotik, të cilët nuk i adresojnë çështjet e vërteta”, thotë Ageler.

Por, shton ambasadorja, shumë me rëndësi është fillimisht, votuesit qoftë në Maqedoni apo në SHBA të edukohen, të jenë të vetëdijshëm për atë se cilat janë pikëpamjet e ndryshme të partive politike, të mendojnë për to, të jenë të vetëdijshëm për dezinformatat dhe lajmet e rrejshme, ndërsa më pas ta shohin zgjedhjen që është para tyre dhe të kërkojnë nga kandidatët vizion për të ardhmen e këtij shteti.

“Meqenëse unë me të vërtetë besoj se Maqedonia është në moment kyç dhe se zgjedhjet të cilat vijnë, aktivitetet, përparimi për reformat që do të zhvillohet në vitin e ardhshëm apo brenda disa viteve, do të jetë kyç për të ardhmen e këtij viti. Ky është vend i cili ka aq shumë resurse, para së gjithash, ata janë të rinjtë, qytetarët të cilët janë resursi më i madh i këtij vendi, por gjithashtu resurse natyrore dhe kulturore dhe me rëndësi është të përkujtojmë se fillimisht, Maqedonia është në Evropë, ky është vend evropian dhe me të drejtë e ka vendin në Evropë. Prandaj, duke lëvizur drejt eurointegrimit të plotë në strukturën euroatlantike, është me rëndësi kyçe. Sërish, ajo që është shumë me rëndësi, jo vetëm që qytetarët të edukohen vetvetiu, por ndoshta akoma më me rëndësi, është pasi që ta bëjnë atë, ata duhet të votojnë”, theksoi Ageler.

Ajo theksoi se njerëzit duhet të dalin dhe të votojnë.

“E dini, është pikëlluese sepse dëgjova shumë njerëz të cilët thonë ‘më është mërzitur politika, jam mërzitur t’i dëgjoj politikanët, prandaj nuk do të marr pjesë’. Por, në dmeokraci, me rëndësi kyçe është, ne si qytetarë ta kuptojmë atë shumë seriozisht dhe të kërkojmë nga kandidatët tanë se cili është vizioni i tyre për të ardhmen tonë, të shohim se cilat janë qëllimet tona për familjet tona, për komunitetin tonë, për këtë vend. Dhe më pas, me rëndësi kyçe është më 8 maj të dalin  dhe të votojnë, sepse me rëndësi është ata t’i zgjedhin kandidatët të cilët ata mendojnë se do t’i dërgojnë drejt të ardhmes më të ndritur për këtë vend”, nënvizoi ambasadorja e SHBA-së.

Related posts

Kurti: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, vlerë e shtuar për partneritetin mes vendeve tona

Gjyla Halili

Deputetët e rinj do t’i shërbejnë popullit për pagë mujore prej 1.828 euro

Gjyla Halili

Zëvendës drejtori Abdullahi: Deri më 15 Gusht është aktive Thirrja për subvencionimin e shpenzimeve për ambalazhimin e orizit të eksportuar

admin