AKTUALE

Kovaçevski: Për paraqitje në zgjedhjet do të ketë bisedime edhe me parti që nuk janë tradicionalisht pjesë e koalicionit tonë

LSDM-ja do të ketë lista të kandidatëve në të gjitha njësitet zgjedhore, tha sot kryetari i partisë dhe ish-kryeministër, Dimitar Kovaçevski.

Sipas tij, vijojnë biesdimet me partnerët e koalicionit, por do të ketë bisedime edhe me partitë politike të cilët tradicionalisht nuk janë pjesë e koalicionit.

“Ato janë parti me të cilat nuk kemi bisedime, megjithatë mund ketë bisedime në bazë të analizave që për momentin bëhen në bazë të hulumtimeve empirike dhe në bazë të disponimit të anëtarësisë që të jetë në koalicion me një parti të caktuar. Bëhet fjalë për parti, që janë në koalicion qeveritar me LSDM-në, por të cilat nuk kanë qenë në listën e përbashkët të zgjedhjeve të fundit në vitin 2020”, sqaroi Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas fillimit të punëve ndërtimore në Sallën universale.

Për momentin, përmendi, po punohet në caktimin e kandidatëve edhe të listave me partnerët e koalicionit, me të cilët LSDM-ja tradicionalisht shkon në zgjedhje.

“Nuk e di se çfarë po bën BDI-ja, kjo është puna e tyre, por LSDM-ja do të ketë lista të kandidatëve në të gjitha njësitë zgjedhore. Tashmë jemi duke diskutuar me partnerët tanë të koalicionit. Sigurisht që do të ketë bisedime me partitë politike që tradicionalisht nuk janë pjesë e koalicionit tonë. Nëse gjendet një gjuhë dhe interes i përbashkët dhe nëse analizat e tregojnë, nëse pranojnë anëtarësimet dhe kryesitë partiake, atëherë vendimi mund të jetë zgjerimi i listave me parti të tjera. Por për momentin po punohet për përzgjedhjen e kandidatëve dhe listave të partnerëve të koalicionit me të cilët tradicionalisht shkojmë në zgjedhje, të cilat i siguruan shtetit anëtarësimin në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në, rikthimin e demokracisë dhe lirisë në media. Të mos harrojmë se në vitin 2016, sipas lirisë së medias, Maqedonia e Veriut ishte në vendin e 138-të në botë, ndërsa tani në vendin e 38-të”, theksoi Kovaçevski.

Related posts

Thaçi: Nëse partitë shqiptare nuk e përkrahin, Pendarovski drejt humbjes

Gjyla Halili

“NATO më e bashkuar se kurrë”, thotë Biden

Gjyla Halili

Grubi, Bajrami, Rustemi dhe Bekteshi zyrtarët e parë të BDI-së që pritet të dalin para organeve të drejtësisë?!

Gjyla Halili