AKTUALE

Osmani viziton edhe stacionin bazë në Bon, nga sot të përforcuar edhe me stacion mobil për dokumente udhëtimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të qëndrimit në Gjermani, sot ka vizituar Njësinë Konsullore në Bon, ku përveç shërbimeve të tjera konsullore për qytetarët tanë, përmes stacionit bazë bëhet fotografimi dhe marrja e të dhënave biometrike për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit.

Sikurse të gjitha Përfaqësitë e tjera Diplomatike-Konsullore edhe në Bon është riorganizuar puna në pjesën e shërbimeve konsullore, për plotësimin e interesave dhe nevojave të qytetarëve tanë të cilët jetojnë dhe punojnë jashtë vendit.

“Nga Mynihu erdha në Bon, si ministri i parë i punëve të jashtme i Maqedonisë së Veriut që ka vizituar ndonjëherë njësinë konsullore më të ngarkuar të vendit tonë. Këtu nga sot kemi vënë në funksion stacionin shtesë mobil për fotografimin dhe marrjen e të dhënave biometrike për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit, me të cilin po mundohemi tu dalim në ndihmë qytetarëve me dy punkte, në dy turne edhe gjatë fundjavës. Shpresoj që ky riorganizim dukshëm do të shkurtojë pritjen”, tha ministri në një bashkëbisedim me qytetarët tanë që prisnin në radhë për tu fotografuar dhe për t’i marrë pasaportat në Bon, duke shtuar se kjo është një periudhë kur të gjithë do të angazhohemi për t’u ballafaquar me këtë sfidë të shkaktuar nga rritja e jashtëzakonshme e kërkesave për shërbime konsullore, veçanërisht në pjesën e dokumenteve të udhëtimit.

Nga sot në Bon, përveç stacionit bazë, është vënë në funksion edhe stacioni mobil për të shkurtuar kohën e pritjes së qytetarëve tanë dhe për të procesuar sa më shpejt kërkesat për dokumente udhëtimi.

Related posts

Kryetari i komunës së Tuzit Lindon Gjelaj ka mirëpritur në takim kryetarët e shoqatave atdhetare në Amerikë: Kontributi i diasporës jetik për zhvillimin e vendit

Gjyla Halili

Blerim Osmani emërohet drejtor organizativ në Spitalin klinik të Tetovës

admin

Bexheti: Premtimi ynë si pikë prioritare në programin tonë parazgjedhor në 2017 sot po bëhet realitet

Gjyla Halili