AKTUALE

LEN-i dhe ASH-ja zyrtarizojnë nesër bashkëpunimin, liderët takohen edhe me Kurtin

Dita e nesërme – e shtuna do të jetë një ditë me aktivitete të ngjeshura të Lidhjes Europiane për Ndryshim dhe të Aleancës për Shqiptarët.

Me fillim prej orës 12:00, është njoftuar nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim mes liderëve të LEN-it, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi dhe nga ana tjetër, liderit të ASH-së, Arben Taravari.

Më pas, në ora 15:00, që të katër liderët opozitarë do të realizojnë homazhe në Reçak, për nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në ora 17:00 do të priten në takim nga lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili poashtu do të marrë pjesë në koalicionin parazgjedhor, nëpërmjet këshilltarit të tij, Bekim Qokut.

Banner

Related posts

Saranda Imeri me pyetje publike për Bujar Osmanin

Gjyla Halili

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë dhe dy shqiptarë

Gjyla Halili

Taravari shpalosi platformën presidenciale

Gjyla Halili