AKTUALE

Dr. Nexhati Jakupi do të drejtoj shtabin komunal zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar


Pas shpalljes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, mbajti mbledhjen e kryesisë dhe zgjodhi shtabin komunal zgjedhor. Me aklamacion, shef shtabi u zgjodh Dr. Nexhati Jakupi.

Në mbledhje u diskutua edhe përpilimi i strategjisë lokale për zgjedhjet e dyfishta dhe u ndanë përgjegjësi për anëtarët e shtabit komunal, duke caktuar edhe dinamikën e aktiviteteve për periudhën në vazhdim.

Në mbledhjen e drejtuar nga kryetari z. Valdet Xhaferi, në rend dite ishte edhe zgjedhja e sekretares për mundësi të barabarta. Me shumicë votash, në këtë detyrë u zgjodh deputetja, zonj. Vjollca Latifi Ademi ✅

Shërbimi për Informim,
BDI Dega Gostivar

Banner

Related posts

Demantojnë Shabani dhe Bajrami: Nuk keqpërdoren paratë e banorëve të Vrapçishtit, gjithçka është në kuadër të ligjit

Gjyla Halili

Lulzim Basha përkujton martirët e 2 prillit: Shkodra atë ditë nuk u gjunjëzua, Shqipëria atë ditë u ngrit!

Gjyla Halili

VLEN pa ndikim real? Limani mbetet ministër dhe me një këshilltar, ndërsa ndryshimet mungojnë edhe në Kërçovë

Gjyla Halili