AKTUALE

Ismaili: Kërkojmë që të rihapet hetimi për Spitalin Modular në Tetovë dhe si provë kyçe le të jetë ekspertiza gjermane

Mumin Ismaili kërkoi nga kryeprokurori Lupço Kocevski që të rihapet hetimi për spitalin Modular në Tetovë dhe procedura gjyqësore të zhvillohet siç thotë Ismaili, pa ndikim partiak ose të biznesit. Mes tjerash, Ismaili tha se kërkojnë që ekspertiza gjermane të jetë si prove kyçe në këtë hetim.

“Si familjarë të viktimave, kërkojmë nga ju të rihapet hetimi për të gjithë fajtorët e vërtetë të zjarrit në Spitalin Modular në Tetovë, të formoni një ekip të pavarur që do të shqyrtojë të gjitha aspektet e rastit, përfshirë edhe zvarritjen eventuale të procedures nga prokurorët. Të garantoni se procedura gjyqësore do të zhvillohet pa ndikim partiak apo të biznesit. Të siguroni transparencë dhe përgjegjësi në punën tuaj. Ekspertiza gjermane të jetë si prove kyçe në këtë hetim. Ne nuk do të heshtim, do zë vazhdojmë të flasim për të dashurit tanë që i humbëm”, tha Ismaili.

Banner

Related posts

Ekrem Bardha, mbrojtës i shenjtë i kauzës kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjyla Halili

Mark Gjonaj thirje për votim: Është momenti ynë, vota juaj mund të bëjë diferencën

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: BDI do të fitojë mbi 20 deputetë

Gjyla Halili