AKTUALE

Taravarin nuk e ndihmuan as përkrahësit nga Kumanova, Shkupi e Tetova për të mbushur sallën në Gostivar

Sonte tubimi që organizoi Arben Taravari me disa nga përkrahësit e tij në Goarivar nuk shkoi si duket mirë.

Atij i është dashur që të sjellë në Gostivar përkrahës nga Kumanova, Shkupi, Tetova e qytete tjera për shkak se salla ndonëse e vogël nuk mund të mbushej me përkrahje nga Gostivari.

Atë në këtë rast nuk e ndihmonte as VMRO DPMNE sepse nuk mund ti çonte njerëz tek Pallati i Kulturës.

Nga fotot të cilat i kemi siguruar nga tereni, shihet se si tabelat e veturave që sonte ishin në tubimin e Taravarit ishin nga Kumanova, Shkupi e Tetova.

Ky tubim i tij vjen në momentin kur u shkarkua nga kreu i ASH në Kuvendin e partisë që sot u organizua në Shkup.

Related posts

(VIDEO) “Thirrja për luftë”, Deputetët: Nikollovski, anti-evropian, e ka shkelur rrota historike!

admin

Rama: Shqipëria do të jetë gati për anëtarësimin në BE brenda vitit 2030

Gjyla Halili

Shkodër/ Më pak nxënës këtë vit shkollor, dy shkolla në Kelmend asnjë regjistrim në klasë të parë

admin