AKTUALE

LSDM: Mickoski nuk ka qëndrim, partia e tij hyri në qeveri me BDI-në

Partia maqedonase në pushtet LSDM thotë se OBRM-PDUKM-ja ka bërë qeveri me BDI-në dhe se gjithçka që thotë Mickoski është gënjeshtër.

“Të gjithë opinioni e mban mend mirë deklaratën e Mickoskit nga takimi i kryesisë. Ai pranoi gjithçka me një kusht: BDI të mos jetë pjesë e Qeverisë. Dhe tani OBRM-PDUKM u ul në Qeveri me BDI-në. Mickoski gënjeu. Le të dalë tash haxhiu pishman Mickoski dhe t’ua shpjegojë qytetarëve, por edhe anëtarëve të tij, se pse i bëri probleme qeverisë teknike kur më në fund hyri në qeveri me BDI”, shtoi LSDM.

Sipas tyre, Mickoski nuk ka qëndrim, as kapacitet politik për të marrë ndonjë vendim, definitivisht nuk di çfarë të bëjë as me veten e as me partinë.

“Ministrat e OBRM-PDUKM-së nuk dinin çfarë të bënin, disa morën pjesë në seancën konstituive të qeverisë teknike, disa ikën. Në DPMNE nuk ka ndryshuar asgjë. Në këtë parti një gjë thuhet, tjetër mendohet, e treta bëhet. Mickoskit nuk mund t’i besohet”, thonë nga LSDM.

Banner

Related posts

Bela: Me çfarë e kapi VMRO-ja Taravarin, që edhe pas humbjes tenton të futet në qeveri si snob?

Gjyla Halili

Reagon anëtarja e Kuvendit të ASH-së, Mediana Ameti: Nuk kam nënnshkruar në asnjë peticion apo listë!

Gjyla Halili

Kasami: Komisioni për falje duhet të jetë më serioz në punën e saj, të fal vetëm ato persona që e meritojnë

Gjyla Halili