AKTUALE

Reagon anëtarja e Kuvendit të ASH-së, Mediana Ameti: Nuk kam nënnshkruar në asnjë peticion apo listë!

Pas publikimit të nënshkrimeve në rrjete sociale për Arben Taravarin nga disa prej anëtarëve të Kuvendit, ka reaguar njëra nga ato, Mediana Ameti e cila ishte në listë por sipas saj ajo as nuk ka nënshkruar dhe as që ka dijeni në atë se çka po ndodh. Ajo tha se të shtunën do shpreh vullnetin e saj, informon Klan M.

“Në lidhje me situatën e fundit të krijuar në partinë tonë dhe me disa nënshkrime të publikuara që janë mbledhur kinse në mbështetje të kryetarit, Arben Taravari ju njoftoj se unë, Mediana Ameti nuk kam nënshkruar asnjë peticion apo listë. Ju bëj thirrje iniciatorëve të këtyre listave që të mos keqpërdorin emrin dhe nënshkrimin tim.

Vullnetin tim si anëtare e Kuvendit Qendror do ta shpreh te shtunën” – shkruan Mediana Ameti. /tvklan.mk/

Banner

Related posts

Lladrovci: Falë kontributit të jashtëzakonshëm të lobit shqiptar në Amerikë kemi arritje historike

admin

Fetai: Edi tha Open Balkan ka marrë fund, Ejup Rustemi i BDI-së thotë rroftë Open Ballkani

admin

Nazim Taipi: Rruga Tetovë–Prizren është në pikën zero, partneri më i madh na bllokonte – nuk do të bëhet brenda këtyre katër viteve

Gjyla Halili