AKTUALE

Në mëngjes mot i ftohtë, gjatë ditës me diell me temperaturë deri në 12 gradë

Moti sot në mëngjes është i ftohtë, ndërsa gjatë ditës me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -11 deri në -2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 5 deri në 12 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me diell me erë të lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie deri në -5, ndërsa maksimalja do të arrijë 10 gradë Celsius.

Nga DPHM njoftuan se vijon periudha e motit stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit dhe kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit nëpër lugina të veçanta. Të premten do të ketë vranësira të rritura dhe do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Temperaturat ditore do të jenë në rritje, veçanërisht gjatë fundjavës dhe në fillim të javës tjetër.

Banner

Related posts

MSH: Një tjetër transplantim i suksesshëm me kockë nga një donator i ndjerë, i dyti në 24 orët e fundit

Gjyla Halili

Blerim Bexheti në Saraj: Sporti dhe rinia në qendër të programit zhvillimor

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Ata që e ndihmuan Nikolla Gruevskin të ik nga vendi, po na e sjellin përsëri prapa

admin