AKTUALE

Rriten sërish pagat e mësimdhënësve, Grubi: Vlerësojmë mundin e tyre në edukimin e brezit të ardhshëm

Zëvendëskryeministri Artan Grubi në rrjetet sociale ka njoftuar sipas marrëveshjes së Qeverisë me SASHK, paga e mësimdhënsëve prej këtij muaji do të rritet edhe për 1000 denarë.

“Pas rritjes prej 4000 denarë në shtator të vitit të kaluar, konform marrëveshjes së nënshkruar me SASHK të gjithë mësimdhënësit do të kenë pagë më të lartë për 1000 denarë të reja duke filluar nga ky muaj. Vlerësojmë mundin dhe veprimtarinë e atyre që kujdesen për edukimin dhe arsimimin e gjeneratave, të atyre që vendosin themelet e ardhmërisë sonë të shëndoshë!”, ka shkruar Grubi.

Lexoni këtu postimin e plotë të Zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi: https://www.facebook.com/photo/?fbid=743474583808729&set=a.262689908553868

 

Banner

Related posts

Ndihmat sociale vonohen edhe në javën e dytë

Gjyla Halili

Akademia Serbe: Ali Ahmeti duhet të sulmohet përmes korrupsionit e kriminalizimit, sepse në rrafshin kombëtar është i pathyeshëm

Gjyla Halili

Nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Liria” e vizituan Universitetin e Tetovës

Gjyla Halili

Leave a Comment