AKTUALE

Alternativa Kumanovë: Deri kur EVN-ja do t`i zhvasë qytetarët?!

Jemi të vetëdijshëm se kriza ekonomike dhe financiare i ka lodhur të gjithë qytetarët. Qeveria, gjoja, ka ndërmarrë një sërë masash dhe projektesh për ta zbutur këtë krizë dhe për t’u ndalë në ndihmë qytetarëve, por në këtë kohë të krizës dalin në skenë edhe fenomene të ndryshme, si dhe cilësi të njerëzve dhe organizatave dhe korporatave të caktuara. E tillë është edhe fytyra e EVN-së, për të cilën fatkeqësisht mund të shkruajmë enciklopedi me reagime dhe padrejtësi të bëra ndaj qytetarëve, kanë theksuar nga Alternativa.

“Faturat e qytetarëve të Kumanovës, të harxhimit të energjisë elektrike janë të frikshme. Fatura të tilla nuk gjen askund në botë. Kjo sidomos i dëmtoi mërgimtarët, të cilët qëndruan në vendlindje një ose dy javë, ndërsa paguan energji elektrike nga 300 deri në 1000 euro. I dëmtoi edhe kumanovarët të cilët paguan fatura të energjisë elektrike dyfish më të larta se në të kaluarën”, tha Orhan Kurtishi nga Alternativa.

Nga Alternativa pyesin publikisht institucionet e shtetit dhe drejtuesit e EVN-së se kur do të jetë mjaft? A do të ngopet dikur grykësia e tyre dhe zhvatja e xhepit të qytetarëve?

“Për fat të keq, qeveria po fsheh fytyrën e vërtetë të EVN-së. Komoditeti i EVN-së ka një emër, e ai është xhepi i partive të koalicionit në qeveri. Megjithatë, më 8 maj do t`i themi mjaft zhvatjes së qytetarëve”, shtoi Kurtishi.

Related posts

Sulmohet një polic në sheshin e Shkupit

admin

Shqipëria e treta në botë, pas Brazilit e Perusë, për rreziqet fiskale nga kontratat koncesionare PPP

admin

AlternAtivA: Nënshkruhet deklarata politike për bashkëpunim me Lëvizjen Besa

admin