Dy anije më grurë janë nisur nga portet e Ukrainës, pavarësisht bllokadës së vendosur nga Rusia në Detin e Zi, që pas pushtimit të vendit, por vetëm njëri prej tyre e ka finalizuar rrugëtimin.
Anija e parë me grurë që lundroi nga Ukraina arriti në Stamboll gjatë mbrëmjes së enjte, tashmë e konfirmuar nga monitoruesit e trafikut detar.
Zyrtarët ukrainas njoftuan se anija “Resilient Africa” transportonte 3,000 ton grurë kur u largua nga porti Chornomorsk.
Ky është udhëtimi i parë i suksesshëm në Detin e Zi që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja e mbështetur nga OKB-ja për eksportin e grurit ukrainas.
Por tashmë edhe një tjetër anije me grurë është larguar nga portet e Ukrainës, me një destinacion për në Egjipt. Anija “Aroyat”, që shënon rrugën e dytë, u largua nga i njëjti port, me një ngarkesë prej 17,600 tonë drithë.
Ukraina po teston një rrugë të re detare që shmang ujërat ndërkombëtare dhe ndjek ato të kontrolluara nga anëtarët e NATO-s, Bullgaria dhe Rumania.
Më parë ka dërguar me sukses disa anije mallrash përgjatë asaj rruge që nuk transportonin dot grurë ukrainas.
Këto udhëtime u bënë më të sigurta pasi Rusia u detyrua të tërhiqte anijet e saj luftarake pas një serie sulmesh të suksesshme raketore ukrainase në gadishullin e Krimesë të kontrolluar nga Kremlini, ku është vendosur flota e Detit të Zi të Moskës.
Top Channel