BOTA

“Putin është Hitleri i dytë”/ Zelensky: Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore

Banner

Presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për “ngritjen e një Hitleri të dytë” në formën e Vladimir Putin.

Gjatë një interviste për “60 Minutes” në CBS të dielën, presidenti ukrainas tha se Ukraina po lufton për të parandaluar Luftën e Tretë Botërore.

“Ne nuk mund ta ndryshojmë Putinin. Shoqëria ruse ka humbur respektin e botës: ata e zgjodhën dhe e rizgjodhën dhe ngritën një Hitler të dytë. Ata e bënë këtë. Ne nuk mund të kthehemi pas në kohë. Por ne mund ta ndalojmë këtu”- tha udhëheqësi ukrainas.

Më herët, Zelensky i bëri thirrje trupës së liderëve botërorë në Ukrainë të japin përgjigjje pse Rusia ka ende një vend në Kombet e Bashkuara, pavarësisht krimeve të luftës që po kryen në Ukrainë.


Top Channel

Related posts

Biden: Nuk kemi gisht në rebelimin e Wagner/ Çarje serioze në sundimin e Putinit!

admin

Ndalohet marinsi amerikan pas gjetjes së 14-vjeçarjes së zhdukur në bazën ushtarake të Pendleton (fotot)

admin

Tërmeti në Turqi/ Mjekët paralajmërojnë për probleme shëndetësore afatgjata te njerëzit

admin

Leave a Comment