BOTA

Akullnaja që po “vdes”! “Adamelos” nuk i mbetet më shumë se një shekull jetë

Adamello, akullnaja më e madhe në Alpet italiane, po vdes ngadalë nga ngrohja globale.

Shkencëtarët nuk i japin më pak se një shekull jetë. Në një udhëtim vjetor nëpër Alpe, një grup shkencëtarësh dhe aktivistësh mjedisor, eksploruan shpatet shkëmbore të masivit Adamello-Presanella, maja më e lartë e të cilit është mali Adamello në 3554 metra, për të dëshmuar nga afër efektet e ndryshimeve klimatike në akullnaja.

 “Akullnaja ka humbur pothuajse me 2.7 km që nga fundi i shekullit të 19-të. Dhe kjo për shkak të ngrohjes globale, pasi ndryshimet klimatike kanë qenë shumë të shpejta.”

Ashtu si akullnajat e tjera alpine, edhe Adamello po vuan nga reduktimi i reshjeve të bores, ku vetëm vitin e kaluar pati rreth 50% më pak reshje.

Kjo gjë ka bërë që temperaturtat e larta gjatë verës ta shkrijnë më shpejtë shtresën e akullit.


Top Channel

Banner

Related posts

Valë “masive” e sulmeve ruse, Ukraina thotë se ka zmbrapsur sulmin në aeroport

admin

Lukashenko sugjeron bashkëpunim trepalësh me Moskën dhe Phenianin

admin

Turqia është goditur sërish nga lëkundje të forta sizmike

admin

Leave a Comment