AKTUALE

Lëvizja Demokratike: Qeveritarët rrisin rrogat e veta në mbi 2.000 euro, për qytetarët vetëm 2.000 denarë

Hipokrizia e pushtetit aktual përfundimisht nuk ka fund. Shpesh ata krenohen me diçka që në fakt është për tu turpëruar.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi e konsideron si arritje të madhe rritjen e pagave minimale për 10% ose 2.000 denar.

Nga ana tjetër rritja e rrogës për qeveritarët ishte 78% duke arritur vlerë prej 128.000 denarë apo mbi 2.000 euro dhe kjo është tallje me fatin e qytetarit të thjeshtë.

Tashmë të gjithë e dimë se qytetarët janë buzë ekzistencës. Natyrisht, këtë presion të përditshëm nuk e ndjejnë qeveritarët dhe familjet e tyre, sepse ata, pikërisht në kurriz të qytetarëve ia kanë siguruar vetes një përditshmëri të rehatshme.
Ajo që po bën qeveria është vetëm edhe një përpjekje për ta blerë vullnetin e qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme.

Por, qytetarët mirëfilli e dijnë se qeveria tenton ta shes si sukses rritjen e pagës minimale për 2.000 denarë derisa për veti rrit pagat në vlerë mbi 2.000 euro, e skandalet korruptive nuk kanë të ndaluar.

Related posts

Mariçiq: Negociatat me BE-në na dërgojnë në një administratë reformuese dhe sistem gjyqësor stabil

Gjyla Halili

Krenaria shqiptare ngrihet lart në Kishën “Zoja Pajtore”/Agron Dedivanaj: Flamuri është betimi i përjetshëm i shqiptarëve

Gjyla Halili

Deputetja e LDK-së: Skandalet e Qeverisë, dita ditës po bëhen të zakonshme

admin

Leave a Comment