BOTA

Konflikti në Nagorno-Karabak! Autoritetet lokale akuzojnë ushtrinë e Azerbajxhanit për shkelje të armëpushimit

Rajoni i shkëputur i Nagorno-Karabakut, pa dalje në det, është objekt i një mosmarrëveshjeje territoriale të pazgjidhur midis Azerbajxhanit dhe shumicës së tij etnike armene. 

Një armëpushim u shpall dje në rajon, pas një ofensive të shkurtër ushtarake nga Azerbajxhani. Por autoritetet lokale kanë akuzuar ushtrinë e Azerbajxhanit për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Ata thanë se të shtëna armësh u dëgjuan në kryeqytetin, Stepanakert.

Media e pavarur ruse, Meduza, tha se disa banorë po përpiqeshin të shkonin me makinë drejt aeroportit, ku janë vendosur forcat ruse.

Si lidhet kjo me luftën Rusi-Ukrainë?

Azerbajxhani ka forcuar presionin e tij mbi Nagorno-Karabakh, një rajon malor me mbizotërim armenësh etnikë që u shkëputën gjatë një lufte në vitet 1990 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, duke bllokuar rrugët tokësore me Armeninë.

Një forcë prej 2,000 paqeruajtësësh rusë bëri pak për ta mbajtur rrugën të hapur, duke përforcuar përshtypjen se Moska ishte shumë e preokupuar me luftën në Ukrainë për t’u marrë me krizat diku tjetër.

Marrëdhëniet e Rusisë me Armeninë janë përkeqësuar ndjeshëm dhe ajo nuk ka asnjë aleat tjetër të fuqishëm tek i cili mund të mbështetet, ndërsa Azerbajxhani mbështetet nga Turqia fqinje.

Konflikti mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në rajon, ku Rusia, Turqia, Irani dhe Perëndimi kanë interesa konkurruese.


Top Channel

Related posts

Itali: Masat e Giorgia Melonit në politikën e emigrimit

admin

India kufizime të reja për eksportin e orizit! Siguria ushqimore globale në rrezik

admin

Aligatori 4m i gjatë kapet me trupin e pajetë njerëzor që merrte në kanal në Florida (fotot)

admin

Leave a Comment