BOTA

Vizita e Mbretit Charles në Francë, propozon paktin për të luftuar urgjencën klimatike

Mbreti Charles III vijoi turin e tij për të dytën ditë në Francë, por këtë herë propozoi paktin mes dy vendeve për të luftuar urgjencën klimatike.

Ai sugjeroi që Franca dhe Britania të bashkojnë forcat për të trajtuar emergjencat e klimës dhe biodiversitetit me një version të ri “Partneritet për Qëndrueshmëri”.

“Ashtu siç qëndrojmë së bashku kundër agresionit ushtarak, po ashtu duhet të përpiqemi së bashku për të mbrojtur botën nga sfida jonë më ekzistenciale nga të gjitha, ajo e ngrohjes globale, ndryshimeve klimatike dhe shkatërrimit katastrofik të natyrës”, u shpreh mbreti.

Në vizitën e parë që pas marrjes së fronit, monarku përshëndeti partneritetin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, teksa dha një fjalim në dhomën kryesore të senatit francez.

Gjatë gjithë kohës Mbreti Charles ishte nën shoqërimin e partneres së tij gruas Mbretëreshë Kamila dhe presidentit francez Emannuel Macron, i cili ka organizuar një pritje madhështore të kujdesur në detaje për monarkun britanik.

Charles nuk nguroi të kujtoi nënën e tij të ndjerë Mbretëreshën Elizabeth II, drejtuese që po ashtu ka ruajtur gjithmonë marrëdhënie të mira me Francën.

E gjitha axhenda e tyre ishte e mbushur me organizime të rëndësishme për diskutimet politike dhe sociale, me interes për të dyja palët.


Top Channel

Banner

Related posts

SHBA-ja dhe BE-ja i premtojnë fonde Armenisë

Gjyla Halili

Festë për pavarsinë e Kosovës në New York, Mark Gjonaj: Le të nderojmë historinë, sakrificën dhe heroizmin e Kosovës

Gjyla Halili

Vriten gjashtë ushtarë turq nga luftëtarët kurdë në Irak

admin

Leave a Comment