KOSOVË

Asociacioni, obligim që Kosova vetë e ka marrë

Banner

Bashkimi Evropian po monitoron me kujdes situatën në veri të Kosovës, kështu tha Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, teksa ritheksoi se BE-ja tashmë e ka thënë qartë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të fillojë menjëherë pa vonesa dhe kushte.

Kur bëhet fjalë për mënyrën se si BE-ja e sheh situatën në veri të Kosovës, Stano ka deklaruar se kjo është thënë qartë edhe në deklaratën e përbashkët të 27 anëtarëve të BE-së.

“Aty thuhet gjithçka, si dhe të gjitha pritjet e BE-së sa i përket Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës”, tha Stano në një konferencë për shtyp.

Zëdhënësi i BE-së përsëriti se BE-ja ka thënë qartë se formimi i Asociacionit duhet të fillojë menjëherë pa vonesa dhe kushte.

Stano theksoi se Asociacioni është një obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë dhe ritheksoi se çështjet teknike, si do të duket, si do të funksionojë, çfarë statuti do të ketë, janë gjëra për të cilat do të punohet në dialog.

Banner

Related posts

“Çka dreqin ju solli këtu?”, Von Cramon pyet policët në Zveçan

admin

42-vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni, Rama vizitë zyrtare në Tokyo

admin

Dha betimin kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Ereden Atiq

admin

Leave a Comment