KOSOVË

Sot nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën

Sot në Strasburg do të nënshkruhet zyrtarisht vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Për këtë arsye për në Strasburg udhëton zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

“ Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit zyrtar të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, e organizuar nga Presidentja e Parlamentit Roberta Metsola”, thuhet në njoftim.

Ceremonia do të fillojë në orën 14:45.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, zëvendëskryeministri Bislimi do të mbajë një konferencë për media në Parlamentin Evropian së bashku me eurodeputetin dhe Raportuesin për Kosovën për çështjen e vizave Thijs Reuten, me fillim nga ora 15:15.

Ndryshe, dje Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën. Presidentja e vendit Vjosa Osmani e ka quajtur hap të rëndësishëm për demokracinë në Kosovë, por edhe vet Evropën.

Banner

Related posts

Aksidentohet autobusi me targa serbe në Hungari, 15 të lënduar

admin

Aksident tragjik në Greqi, vdesin pesë shqiptarë

admin

Ndërroi jetë Merita Mihovci, arkitekte në Komunën e Prishtinës

admin

Leave a Comment