KOSOVË

Shtetasi zviceran arrestohet në Kosovë, dyshohet se vrau një grua argjentinase

Një grua argjentinase ka vdekur pasi që ka rënë nga një lartësi e një objekti në Fushë Kosovë të martën rreth orës 2:00.

Policia në raportin 24 orësh njofton se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar shtetas zviceran.

“Nga QKUK-ja është raportuar se ka ndërruar jeta viktima femër shtetase e Argjentinës si pasojë e lëndimeve të marra, që dyshohet se ka rënë nga një lartësi e objektit ku ka qenë duke qëndruar së bashku me te dyshuarin mashkull shtetas Zvicran. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore.”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Banner

Related posts

Familja nga Peja kërkon ndihmë për djalin e tyre 2-vjeçar që i duhet transplant i veshkës

Gjyla Halili

Rritet numri i turistëve në Kosovë

admin

SHBA kërkon lirim pa kushte të zyrtarëve policorë të Kosovës

admin

Leave a Comment