SHQIPËRI

Policia ofron 20 mijë euro për kapjen e të dyshuari që plagosi policin në Tiranë

Banner

Autoritetet e Shqipërisë po ofrojnë 20 mijë euro për kapjen e një të dyshuari që ka plagosur një inspektor të policisë. Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që…

Autoritetet e Shqipërisë po ofrojnë 20 mijë euro për kapjen e një të dyshuari që ka plagosur një inspektor të policisë.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes pasi që personi në fjalë është i armatosur.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, Patrullat e Përgjithshme të mbështetura nga Renea, po vijojnë ndjekjen dhe kontrollin e zonës, për kapjen e personit të armatosur, shtetasit Klerent Bozhanaj, 42 vjeç, që plagosi punonjësin e Policisë, inspektor E. A”, thuhet në komunikatën e Policisë së Shtetit.

“Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë”, thuhet tutje.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Banner

Related posts

Momenti kur pushuesit bëhen bashkë dhe shpëtojnë dy vajza nga mbytja në Shëngjin

admin

“Çështja Babale”, në Apel seanca për Ervin Salianjin, deputeti kërkon përjashtimin e gjyqtares

admin

“Po kërcënon me luftë”, CNN: Kështu po i përgjigjet Vuçiqi sanksionimit të Vulinit nga SHBA-ja

admin

Leave a Comment