AKTUALE

Osmani takon Lajçakun, flasin për zhvillimet e fundit në dialog

Zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi ishin temë e diskutimit në takimin e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në New York.

Presidentja Osmani, përmes një postimi në llogarinë e saj në platformën “X” ka theksuar se “suksesi i dialogut është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, transmeton Telegrafi.

 

Osmani, e cila po qëndron në New York, ku po zhvillon punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, ka takuar sot edhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Osmani tha se me Blinken ka zhvilluar diskutim të rëndësishëm për fuqizimin e vendit në arnën ndërkombëtare.

“Diskutim i rëndësishëm me Sekretarin Blinken për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, fuqizimin ndërkombëtar të vendit tonë, stabilitetin në rajon, si dhe rëndësinë e bashkërendimit me aleatët”, u shpreh Osmani.

Presidentja po ashtu tha se lidhja me ShBA-në është ekzistenciale dhe e pashkëputshme.

Ndërkaq, Osmani, të martën, pati takim me këshilltarin e lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Siç njoftohet është biseduar për angazhimin në dialogun për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për “nevojën për të shtensionuar situatën” në veri të Kosovës. /Telegrafi/

Related posts

Nxënësit kthehen në bankat e shkollës, fillon sot viti i ri shkollor

Gjyla Halili

Sot hyrja falas në muze

Gjyla Halili

Grubi: BDI është e të gjithëve, vetëm të bashkuar trasojmë rrugën e idealeve të kryetarit Ali Ahmeti

admin

Leave a Comment