AKTUALE

Në Shkup janë sanksionuar 105 shoferë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 105 masa, nga të cilat 13 sanksione për drejtim mjeti pa patentë shofer, 12 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, katër për tejkalim të shpejtësisë, tre për kalim në  dritë të kuqe.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Nga policia apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Banner

Related posts

Sipas raportit të lumturisë, Maqedonia është në vendin e 84-të nga 143 shtete

Gjyla Halili

Sot, më 11 shtator, puthadorët, pushtuan në mënyrën më joligjore edhe kalanë e fundit të kulturës shqiptare në RMV!

Gjyla Halili

Osmani: Bord ndërkombëtar i përbërë nga SHBA, BE dhe NATO për certifikimin e funksionarëve, për korrupsion dhe ndikim rus

Gjyla Halili