AKTUALE

Haradinaj: Zgjidhja është anëtarësimi i Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjidhja.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se rendi dhe ligji nuk kanë alternativë dhe sipas tij, duhet të forcohen në të gjithë vendin, pa përjashtim.

“Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë. Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se sa më afër që të jetë Kosova me NATO-n, aq më shumë do të ketë rend dhe ligj, e po ashtu edhe ekonomi të zhvilluar.

“Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi”, ka shkruar ai në Facebook.

Banner

Related posts

Emir Durmishi kryetar i shtabit të ASH-së në Negotinë

Gjyla Halili

VLEN: Të humburit e BDI-së me tre presskonferencat e fundit  mund të konkurrojnë në kategorinë e video inserteve më qesharake

Gjyla Halili

Sellcë shënohet 25 vjetori i fillimit të luftës së UÇK-së, Ahmeti nga këtu lëshuam një kushtrim të fuqishëm lirie

Gjyla Halili

Leave a Comment