AKTUALE

Osmani dhe ambasadori amerikan flasin për bashkërendimin e aktiviteteve për shtensionimin e situatës në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend, me fokus të veçantë në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Në njoftimin nga Presidenca, thuhet se në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët, duke e ditur që si institucionet tona ashtu edhe SHBA-të, kanë të njëjtin qëllim për shtensionimin e situatës në veri të vendit.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur sot ambasadorin Hovenier me të cilën kanë biseduar për situatën aktuale politike dhe qëndrimet e PDK-së.

Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se për PDK-në, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, janë tërësisht të papranueshme.

Sipas tij, ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar.

“Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Lladrovci: Bedri Hamza nuk është vetëm!

Gjyla Halili

Imazhet që tregojnë se si miliona njerëz po festojnë Kurban Bajramin në mbarë botën

admin

Ratkoceri me pyetje publike për Albin Kurtin dhe “përfaqësuesit” e tij në RMV

Gjyla Halili

Leave a Comment