KOSOVË

Vdiq gazetarja Rudina Dervishi

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës, u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare me kancerin e gjirit.

Ikja e saj e parakohshme, është një humbje e madhe për familjen dhe për kolegët e saj të Shërbimit Shqip të Zërit të Amerikës.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

Kolegët e saj të Zërit të Amerikës, do ta mbajmë mend Rudinën për mprehtësinë, dinamikën, humorin dhe përkushtimin e saj.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën./VOA

Related posts

Po iki duke menduar se emri tjetër i Nju-Jorkut është West Albania (Shqipëria Perëndimore)

admin

Nuk mundesh me i rrejt ata që i ke rrejt para dy vjetësh, janë mbush mend me e ditë kush është Kurti

admin

Përleshje e armatosur në Prishtinë, tre të lënduar

admin

Leave a Comment